Pika.alPika.al

PiKA QUOTES ~17

"Ndryshimi i karakterit që shkaktohet nga vërshimi i forcave kolektive është befasues. Një qenie e sjellshme dhe e arsyeshme mund të shndërrohet në një maniak apo në një kafshë të egër. Njeriu është gjithnjë i prirur të fajësojë rrethanat e jashtme, por asgjë nuk mund të shpërthejë në ne, sikur të mos ishte aty."

"Është pa dyshim diçka e mirë të predikosh arsyen dhe gjykimin e shëndoshë, po ç’vlerë do të kishte, nëse audienca është një azil lunatikësh ose një turmë nën efektin kolektiv? Nuk ka shumë ndryshim, sepse i çmenduri, njësoj si turma, vihet në lëvizje nga forca jo personale të pakontrollueshme."

"…mjafton vetëm një neurozë për të nxjerrë në sipërfaqe një forcë, e cila nuk mund të trajtohet me mjete të arsyeshme."

Carl Gustav Jung "Psikologjia e besimit"
© Pika.al 2016.