Pika.alPika.al

"LEXOJE LEXUESIN..." ~ NGA FATMIR MUJA

Ah sa e bukur do të bëhej bota sikur veten ta njihje
Po të mos ishin të rëndësishme ëndrrat tua, ti fare s’do t’i shihje
Koha i ndryshon njerëzit por ka njerëz që ndryshojnë kohën
Ka zemra që gjejnë kohë për të gjithë e veç me veten s’takohen
Por janë gjëra të ndjeshme këto, prandaj vështirë kuptohen
Ca gjëra që nuk vijnë në kohën e duhur, do ta humbasin vlerën
Vendos në ujin e gjallë një lule të vdekur, por nuk do t’ia ndjesh erën
Nëse brenda zemrës ke dimrin, jashtë nuk do ta shohësh pranverën
Do të jetosh në periferinë e jetës edhe pse në qendër ke lindur
Je i thellë, por për t’u mbytur në cektësi, shumica të ka bindur
Të gjitha germat e shkruara janë përvoja të dikujt tjetër
Lexoje lexuesin e jo veç ato që janë shkruar në letër
Të jetosh do të thotë të plakesh e kurrë të mos bëhesh i vjetër.

Shih më shumë: http://fatmirmuja.al/artikulli.php?id=136
© Fatmir Muja
© Pika.al 2016.