Pika.alPika.al

LIRIA DHE PËRGJEGJËSIA

Është e qartë arsyeja se përse njerëzit flasin mbi të vërtetën, e mbeten të jetojnë në botën e gënjeshtrës. Në zemrat e tyre ekziston gjakimi i sinqertë për të vërtetën; ata turpërohen para vetvetes shkaku se nuk jetojnë në të vërtetën, por vetëm flasin mbi të. Por ato janë vetëm fjalë. Të jetosh në përputhje me të vërtetën është së tepërmi rrezik dhe ata i frikësohen rrezikut.
E njëjta vlen edhe kur liria është në pyet- je. Çdo njeri e do të lirinë – së paku flet shumë për të – por askush realisht nuk është i lirë. Dhe askush vërtet nuk dëshiron të jetë i lirë, sepse liria bart me vete përgjegjësi; ajo nuk vjen vetëm. Nga ana tjetër, të jesh i varur është e thjeshtë; atëherë përgjegjësia nuk është tek ti, ajo është në personin prej të cilit je i varur.
Kështu njerëzit krijojnë mënyrë skizofrenike të jetës. Ata flasin mbi të vërtetën, flasin mbi lirinë – kurse jetojnë në gënjeshtra, jetojnë në robëri... në trajta të ndryshme të robërisë, pasi që cilado trajtë e robërisë është liri nga ndonjë përgjegjësi.
Njeriu i cili me të vërtetë dëshiron të jetë i lirë merr mbi vete përgjegjësi të madhe. Ai nuk mund ta hedhë përgjegjësinë e vet në askënd tjetër. Çfarëdo që të bëjë, sido që të jetë, ai është përgjegjës.

Osho
Shqiperoi: Hasan Hamëzbala

© Pika.al 2016.