Pika.alPika.al

I PËRNDJEKURI I DASHURISË

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat që ti më ke vënë
Po çudi as qelia s’më mbyt
Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë
Kur ti prangat m’i hodhe në mish
Une i putha duart e tua
Është rast i pashembullt ta dish
Që xhelatin ta puth e ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur të mbetet gjithmonë
Erotim i mirë a i lig
Hidhmi duart në fyt, torturomë
Ky burgim sa do zgjasë s’e di
I përjetshëm do kisha deshirë
Veë ti eja më shih në qeli
Të perndjekurit tënd i vjen mirë.

Dritëro Agolli
© Pika.al 2016.